alHamdu lillâhil-ladhî 'aHyânâ ba~da mâ 'amâtanâ wa 'ileihin-nuschûr(u).

Falenderimi i përket vetëm Allahut, i Cili na ktheu sërishmi në jetë, pasi
ishim (në gjumë) të vdekur; vërtet, tek Ai do të tubohemi që të gjithë (Ditën
e Gjykimit)

 

alHamdu lillâhil-ladhî ~âfânî fî djasadî waradda ~alayya rûHî wa 'adhina lî bidhikrih(i).

Falenderimi i përket vetëm Allahut, i Cili më fali shëndetin, ma ktheu
sërish shpirtin, dhe më lejoi e më dha mundësi që t'a përmend Atë
(Allahun)

lâ ilâha illa-llâh(u) waHdahu lâ scharîka-lah(u), lahul-mulku wa lahul-Hamd(u) wa huwa ~ala kulli schei’in qadîr(un),
subHân Allâh(i) wal-Hamdu-lillah(i), wa lâ ilâha illa-llâh(u), wa-llâhu akbar(u), wa lâ Haula wa lâ quwwata illa
billâhil-~aliyyil ~aDHîm(i)

rabbigh-firlî


I Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue selem) ka thënë:

"Kush zgjohet natën, le të thotë në ato çaste:
"Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut,
Krijuesi i Vetëm e i Pashoq. I Tij është zotërimi i qiejve dhe i Tokës; Ai
është i Plotfuqishmi; vetëm Atij i përket lavdë-rimi e falenderimi ynë.
Askush tjetër dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Allahut, Ai
është më i Madhi. Nuk ka forcë tjetër sunduese mbi ne përveç Allahut të
Lartësuar.

 

O Allah, më fal! 

Nga vargu 190 deri në fund të ~ Al Surah Ali Imran (17)

190. Në krijimin e qiejve e të tokër, në ndyshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.  
191. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendimie rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë)::Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruanaprej dënimit të zjarrit! 
192. Zoti ynë, atë ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; oër mizorët nuk ka ndihëtarë! 
193. Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim(e që thoshte):Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes na bashko me të mirët!  
194. Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërgurëve Tu, na e premtove dhe në ditën e kijametit mos na turpëro; vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!”  
195. Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëoive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrrugën Time, lftuan dhe u vranë, atyre patjetërdo t;ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t’i veje në Xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është te All-llahu.  
196. Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.  
197. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është Xhehennemi që është vend mjerimi.  
198. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë Xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e All-llahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është te All-llahu.  
199. Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak sendtë kësaj jete. Të tillët kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.  
200. O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.  

 

 

17. Buhariu edhe Muslimi