255. All-llahu - s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti  i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe “Ajetul-Kursij”)(2) 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 
2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). 
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. 
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

(Suretu El Ihlas)

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, 
2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. 
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. 
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. 
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

(Suretu El Felek)

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve! 
2. Sunduesin e njerëzve, 
3. Të adhuruarin e njerëzve, 
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet. 
5. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve, 
6. Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”. 
(Suretu En Nas)