Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) para se të shtrihej për të fjetur,

ulej mbi shtrat, ngrinte shuplakat drejt fytyrës e këndonte suret: "Kul

huvallahu ehad", "Kul eudhu birabil-felek", "Kul eudhu birabin-nas". Më

pas prekte çdo pjesë të trupit që kishte mundësi, duke filluar nga koka,

fytyra etj. Këtë veprim, e bënte tri herë.

Kur shtrihej në shtrat këndonte Ajetin Kursij, për të cilën thotë: "Po e

këndove atë, qëndron me ty një mbrojtës nga ana e Allahut e nuk të

afrohet Shejtani deri në mëngjes." Dhe: "Kush lexon dy ajetet e fundit nga

surja "Bekare", është i ruajtur tërë natën. (Amenerr-rresulu bima unzile ilejhi mirr-rrabihi uel-mu'minune).

Më pas shtonte:

 

 

 

 

باسمك ربي وضعت جنبي وبك أرفعه فإن أمسكت نفسي فارحمها وإن أرسلتها فاحفظها بما تحفظ به

عبادك الصالحين

 

Me emrin Tënd, o Zoti im! Po e vë trupin tim në këtë shtrat e me lejen

tënde e ngre atë.

(O Allah!) Në qoftë se e ke caktuar që (kjo të jetë nata e fundit që unë jetoj

e) të marrësh shpirtin tim, të lutem mëshiroje atë; në qoftë se e lejon atë

që të rikthehet në jetë, të lutem ruaje atë, siç ruan robtë e tu të mirë!

 

 

اللهم إنك خلقت نفسي وأنت توفَّاها لك مماتها ومحياها إن أحييتها فاحفظها، وإن أمتها فاغفر لها

.

اللهم إني

أسألك العافية

 

O Allah! Ti e ke krijuar shpirtin tim; po Ti e merr atë; në dorën tënde është

vdekja dhe jeta ime; në qoftë se më lejon të jetoj, më ruaj; në qoftë se më

bën të vdes, më mëshiro!

O Allah! Unë të kërkoj falje (e më-shirë).

Më pas Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) vendoste kokën mbi

pëllë-mbën e dorës së djathtë e thoshte:

 

اللهم قني عذابك يوم تبعث عبادك

O Allah! Më ruaj nga dënimi Yt Ditën, kur do të ringjallësh robtë e Tu

 

باسمك اللهم أموت وأحيا

 

Me emrin (dhe me lejen) e Allahut, jetoj e vdes.

Më pas Pejgamberi (salall-llahu alejhi ue selem) thoshte:

SUBHANELL-LLAH! ELHAMDUL-LILAH!, ALLAHU EKBER,

secila nga tridhjetë e tri herë

 

 

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një! 
2. All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). 
3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. 
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

(Suretu El Ihlas)

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 

1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, 
2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. 
3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. 
4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. 
5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

(Suretu El Felek)

 

1. Thuaj: “Mbështetem në Zotin e njerëzve! 
2. Sunduesin e njerëzve, 
3. Të adhuruarin e njerëzve, 
4. Prej të keqes së cytësit që fshihet. 
5. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve, 
6. Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit”. 
(Suretu En Nas)(3) 

'allâhu lâ 'ilâha 'illâ hual-Hayyul-qay-yûm(u). lâ ta'chudhuhû sinatunw-wa lâ naum(un). lahû mâ fîs-samâwâti wa mâ fil 'arDH(i). man-dhâl-ladhî yaschfa~u ~indahû illâ bi'idhnih(i). ya~lamu mâ beina 'eidîhim wa mâ chalfahum wa lâ yuHîTûna bischei-'im-min ~ilmihî 'illâ bimâ schâ'(a) . wa-si~a kursiyyuhus-samâwâti wal'arDH(a): wa lâ ya'ûduhû HifDHu-humâ wa huwal~aliyyul ~aDHîm(u)

255. All-llahu - s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti  i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe “Ajetul-Kursij”)